Vuçiq nesër do të bisedojë me të dërguarin amerikan të Departamentit të Shtetit

Lajme

Vuçiq nesër do të bisedojë me të dërguarin amerikan të Departamentit të Shtetit

Nga: F.B Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:35
Matthew Palmer dhe Aleksandar Vuçiq

Pas bisedave që ka zhvilluar ndihmës sekretari i shtetit dhe përfaqësuesi special i Departamentit amerikan për dialogun dhe Ballkanin me zyrtarët e qeverisë përfshirë kryeministren Ana Brnabiç dhe ministrin e jashtëm Selakoviç, “Blic” mëson se nesër Vuçiq do të bisedojë me Palmerin, transmeton “Bota Sot”.

Këtë njoftim për media e ka përcjell ambasadori amerikan në Serbi Entoni Godfri, pas takimeve të përbashkëta që ai zhvilloi me Brnabiç dhe Selakoviç përmes video-linkut së bashku me ndihmës sekretarin Palmer.

Vuçiq që ndodhet në vizita në disa vende arabe, pritet që nesër të zhvillojë bisedë me Palmerin, ndërsa tema kryesore do të jenë raportet bilaterale mes dy vendeve dhe çështja e dialogut, shkruan gazeta.

Godfri ka shprehur kënaqësinë me takimet që kishin zhvilluar së bashku me Palmerin me zyrtarët serbë, ndërsa ka shtuar se takimi do të zhvillohet me iniciativën e dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat