Limaj thirrje diasporës të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Lajme

Limaj thirrje diasporës të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Nismës, Famir Limaj, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka kërkuar nga diaspora që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në këtë vend.

Më tej, Limaj ka fol edhe për situatën politike, ku tha se nuk ka vend në rajon që ka pasur më shumë rotacione të pushteteve se Kosova.

 “Kënaqësi të takohem me Grubin dhe bashkëpunëtorët e tij. Biseduam për të gjitha zhvillimet aktuale në Kosovë dhe Maqedoni, më theks për regjistrimin e popullatës. Diaspora shqiptare ta shfrytëzoj këtë mundësi. Njerëzit ekzistojnë kur janë të regjistruar. Biseduam për procesin zgjedhor dhe pas zgjedhor, procesi i ndërtimit. Nuk besoj që ndonjë vend në rajon ka rotacion të pushteteve më të shpeshtë se Kosova, kjo e maturon Kosovën, shpresoj që sa ma shpejt të formohen institucionet”, tha Limaj.

Ndërsa, Grubi falënderoi liderin e Nismës për përkrahje në regjistrimin e popullatës, duke shtuar se ky proces për Maqedoninë e Veriut nuk është vetëm statistikor por politikë.

“Kënaqësi të takohem me Limajn dhe të marr konfirmimin për përkrahjen për regjistrimin e popullatës. Më vjen mirë që po gjej mbështetje. Tek ne operacioni nuk është vetëm statistikor por edhe politikë. Falënderoj Limaj”, tha tutje ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat