Ish-këshilltari i Kurtit publikon detaje për presidentin serb: Ja kush ishte ai dhe çfarë deklaronte Shesheli për të

Lajme

Ish-këshilltari i Kurtit publikon detaje për presidentin serb: Ja kush ishte ai dhe çfarë deklaronte Shesheli për të

Nga: N.Sh Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:29
Aleksandër Vuçiq

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali, ka publikuar detaje për presidentin serb Aleksandër Vuçiqin.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Vuçiq para se të aderonte në partinë Radikale të Sheshelit ishte vullnetar në njësitin çetnik të Sllavko Alleksiçit.

Sipas tij, Alleksiç ishte kriminel lufte.

Tali shkruan se, në Sarajevë njësiti i Alleksiçit ku bënte pjesë Vuçiqi kryen krime të shumta në civilë.

Ai ka publikuar edhe citat të Sheshelit ku fliste për Vuçiqin.

Postimi i plotë:

Aleksandar Vuçiçi para se të aderonte në partinë Radikale të Sheshelit, ishte vullnetar në njësitin çetnik të vojvodës Sllavko Alleksiçit.

Sllavo Alleksiç, kriminel lufte, ishte nëpunës i thjeshtë i Postës, në Sarajevë, deri në fillim të luftës.

Gjatë rrethimit të Sarajevës, njësiti i tij ishte pozicionuar te "Varret e hebrenjve" prej nga bënë krime të shumta në civilë (sidomos snajperistët e tij).

Ja se çka pati deklaruar kryetari i tij, Sheshel:

"Sekretari ynë i përgjithshëm Aleksandar Vuçiç para se të futej në partinë tonë ishte vullnetar në çetën çetnike të Slavko Aleksiçit te varrezat hebraike, ashtu që ai u tërhoq nga atje për të punuar në TV Pale sepse u dëshmua që e kuptonte mirë atë punë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat