Palma hedh akuza ndaj krerëve të NATO-s për sulmet ndaj Serbisë

Lajme

Palma hedh akuza ndaj krerëve të NATO-s për sulmet ndaj Serbisë

Nga: F.B Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:03
Dragan Markoviç Palma

“NATO ka sulmuar RSJ në vitin 1999 pa shpallje të luftës sikur Hitleri kur sulmoi Poloninë 1939, ndërsa agresionit të NATO-së i ka parapri ultimatumi në Rambuje, që ishte i njëjtë me atë që Austro-Hungaria i dërgoi Serbisë në vitin 1914 thelbi i së cilës ishte se nuk mund të pranohet se ishte përgatitur agresioni. NATO nuk legalizoi agresionin ndaj RSJ edhe pse tentoi përmes Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë dhe përmes Tribunalit për krime lufte”, ka deklaruar Dragan Markoviç Palma, me rastin e 22 vjetorit të agresionit, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

“NATO ka hedhur mbi 15 ton uranium të varfëruar, ka vrarë civilë, fëmijë dhe ka shkatërruar prona civile. Mbi 400 ushtarë italian në Kosovë kanë vdekur nga pasojat e uraniumit ndërsa 7600 janë sëmurë. Në Serbi mbi 2500 njerëz janë sëmurë. Agresioni nisi duke i dhënë mbështetje Adem Jasharit themeluesit të UÇK-së, sikurse edhe Thaçit, Veselit, Limajt etj., që tash po përgjigjen për krime dhe vrasje. Aeroporti në Prishtinë, mban emrin Adem Jashari, si do ishte që në Nju Jork aeroporti të emërohej Bin Laden. Prandaj zinxhiri komandues i NATO-së duhet të përgjigjen dhe dënohen në Hagë që nga Solana e Clark”, ka thënë ai.

Sipas Markoviç, “As NATO nuk legalizoi agresionin as Kosova nuk u bë e pavarur, ftoj vendet e BE që të tërheqin njohjet dhe bashkohen me Spanjën, Sllovakinë Qipron, Rumaninë dhe Greqinë. Thirrja ka të bëjë edhe me Malin e Zi, që po ashtu u bombardua, që është pjesë e NATO-së”.

Ai ftoi zëdhënësin e atëhershëm të NATO-së Xhemi Shia të deklarojë kush e urdhëroi për “dëmin kolateral” të vrasjes së civilëve dhe fëmijëve dhe shkatërrimin e urave edhe fabrikave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat