Ultimatumi i Evropës për Serbinë – Kosova nuk është e vetmja që kërkohet, ky është kushti i ri!

Lajme

Ultimatumi i Evropës për Serbinë – Kosova nuk është e vetmja që kërkohet, ky është kushti i ri!

Nga: F.B Më: 26 mars 2021 Në ora: 09:26
Aleksandar Vuçiq

Serbia ndodhet para presioneve gjithnjë e më të mëdha të zyrtarëve perëndimor të heq dorë nga Kosova dhe nga aleatët e saj kryesor, shkruan “Alo”, transmeton “Bota sot”.

Kështu si shkruan në gazetën kroate “Jutarnji List”, një pjesë e rezolutës së miratuar mbrëmë në Parlamentin Evropian kërkohet ndryshimi i plotë i politikës së jashtme të Serbisë dhe harmonizimi i i saj me atë të BE-së..

Në tekstin e rezolutës thuhet se përkundët asaj që BE mbetet partneri më i rëndësishëm tregtar i jashtëm i Serbisë, Serbia vazhdon të i jap rëndësi shumë më të madhe raporteve me Kinën dhe Rusinë, posaçërisht i shihet e madhe presidentit Vuçiq që vazhdon të mbajë raporte të mira me kreun e shtetit kinez Si Gjinpong dhe faktin se e ka quajtur “vëlla”, por edhe raportet tradicionale të mira me Putinin.

Të përkujtojmë shkruan gazeta se deputetja e PE Viola fon Kramon hapur në shqyrtimin e raportit për Serbi ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për hyrjen e Serbisë në BE, ndërsa tash mund të pyesim a kanë fund kushtet dhe kushtëzimet ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat