Para disa ditësh i dha mirënjohje për sport, Ahmeti tregon se Cima ishte edhe profesor i Edukatës Fizike

Lajme

Para disa ditësh i dha mirënjohje për sport, Ahmeti tregon se Cima ishte edhe profesor i Edukatës Fizike

Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:12
Cima dhe Shpend Ahmeti

Për vdekjen e aktorit Rasim Thaçi – Cima, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili para disa ditësh i ndau mirënjohje atij për vepër jetësore në Sport.

Ai ka treguar se Cima para se të ishte aktor, ishte profesor i Edukatës Fizike në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

“Para disa jave kisha kënaqësinë ti ndaj mirënjohje Profes për vepër jetësore në sport. Po, po sport. Para se të ishte Cima i ekraneve tona, profa ishte profesor i Edukatës Fizike edhe në shkollen time Xhevdet Doda. Fjalimin e pati të shkurtë e të sinqertë. I kishte lënë përshtypje shumë vlerësimi jonë edhe pse ishte vec një copë letër”, ka shkruar Ahmeti.

“Covidi po merr jetë cdo ditë. Shpesh po i lexojmë vetëm si numra, por lajmi i sotëm na përkujton se sa afër e kemi virusin, sa i rrezikshem është dhe se nuk fal. Sigurt se mesazhi i profes do ishte të kemi kujdes më shumë”, ka shkruar Shpend Ahmeti.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Para disa jave kisha kënaqësinë ti ndaj mirënjohje Profes për vepër jetësore në sport. Po, po sport. Para se të ishte Cima i ekraneve tona, profa ishte profesor i Edukatës Fizike edhe në shkollen time Xhevdet Doda. Fjalimin e pati të shkurtë e të sinqertë. I kishte lënë përshtypje shumë vlerësimi jonë edhe pse ishte vec një copë letër.

Sikurse humori i tij dhe Lecit të ndjerë e Qumilit në Treshi Përsheshi nuk hezitonte që në mënyren më brutale ta thotë realitetin. Shok i babit, kojshi, profesor e familjar i shokëve të tij. E njofta nga shumë kënde, por ishte i njejti.

Covidi po merr jetë cdo ditë. Shpesh po i lexojmë vetëm si numra, por lajmi i sotëm na përkujton se sa afër e kemi virusin, sa i rrezikshem është dhe se nuk fal. Sigurt se mesazhi i profes do ishte të kemi kujdes më shumë.

Falemnderit Prof. Rasim për kontributin në arsim! Falemnderit për të qeshurat si Cima! Falemnderit për optizmin shumë të nevojshëm që e ofrove në vitet më të vështira.

Ngushëllime familjes e i lehtë i qoftë dheu!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat