“NATO sulmon Rusinë nga Kosova - Reagimi i Moskës do të jetë i ashpër!”

Lajme

“NATO sulmon Rusinë nga Kosova - Reagimi i Moskës do të jetë i ashpër!”

Nga: F. B. Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:28
NATO

Kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovë, Milovan Drecun ka shprehur shqetësimin lidhur me stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-së dhe ShBA-ve,  “Mbrojtësi i Evropës 21” që mbahet në Kosovë, duke shtuar se mbajtja e saj shkel rezolutën 1244, shkruan “Alo” transmeton “Bota sot”.

Drecun panënvizuar se bëhet fjalë për stërvitje të cilën e drejton ShBA, ku do të testohet gatishmëria e bartjes së shpejtë të forcave amerikane në Evropë me synimin në Baltik, Detin e Zi dhe Ballkan.

“Sipas skenarit të stërvitjes është e qartë se armiku i paramenduar është Rusia. Ajo përbëhet nga 4 stërvitje ndërsa ne na shqetëson stërvitja ‘Përgjigja aktuale 21’ nga shumë shkaqe – së pari se është në kundërshtim me rezolutën 1244 sipas të cilës vetëm  KFOR mund të qëndrojë në Kosovë dhe nuk janë të lejuara”, tha Drecun.

Si shtoi ai, do të shfrytëzohen tri zona për zhvillimin e stërvitje – baza Bondsteall si bazë logjistike dhe dy lokacione në Gjakovë.

Drecun tha se problemi i dytë në gjithë këtë stërvitje është legalizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse një njësi e saj merr pjesë si formacion klasik ushtarak.

Ai ka shtuar se reagimi i Moskës mund të jetë i fuqishëm lidhur me stërvitjen, skenarin dhe pjesëmarrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat