22 vjet prej vrasjes së tyre nga forcat serbe, Krasniqi kujton familjarët e saj

Lajme

22 vjet prej vrasjes së tyre nga forcat serbe, Krasniqi kujton familjarët e saj

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:11
Dafina Krasniqi

Në mesin e shumë masakrave e vrasjeve që u kryen nga militantët serbë gjatë vitit 1998-1999 është edhe ajo e Fushë Kosovës.

Mjekja Dafina Krasniqi ka kujtuar gjyshërit e saj, Veziren e Hamitin, dy axhallarët, Fatmirin e Arbenin so dhe vajzën e axhës, Blertën e cila ishte vetëm 14 vjeç. Pjesëtarët e familjes Krasniqi u vranë mizorisht nga barbarët serbë më 1 prill 1999.

Pikërisht në 22 vjetorin e kësaj masakre i ka kujtuar mbesa e tyre.

Postimi i plotë:

Mi vran vetem pse ishin shqiptar pa rreshtur punuan vepruan dhe luftuan per çlirimin e vendit te tyre qe aq shume e deshten dhe sot eshtrat e tyre pushojn te qete ne Kosoven e lire.

Ne keto varreza prehen eshtrat e gjyshes Vezire gjyshit Hamit Krasniqi, dy axhallart Dr. Fatmir dhe Arben Krasniqi dhe vajza 14 vjeçare e Dr. Fatmirit, Blerta Krasniqi, të cilët, më 1 prill 1999, në Fushë-Kosovë, mizorisht janë ekzekutua nga barbarët serb...

Gjenocidi i shtetit te serbis per fat keq i pa ndeshkuar ne rrafshin nderkombtar dhe nga asnje drejtsi as lokale as nderkombtare.

Me kurrfarë çmimi nuk i lëshojmë shtëpizat tona, sepse qëllimi i Serbisë, gjithmonë, ka qenë që ne të ikim nga vatrat tona dhe të bredhim rrugëve te botes... Duam, të gjallë ose të vdekur, të qëndrojmë dhe t'i mbrojmë shtëpia tona..."ishin fjalt qe shpesh i degjoja ne familjen time

Pushoni te qete te dashurit e mi

22 vjet pa ju .....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat