Zhvillimet politike/ Visar Arifaj: Leni foret, kapni kacitë! Ja propozimi i tij ndoshta më i miri deri më tani për diasporën

Lajme

Zhvillimet politike/ Visar Arifaj: Leni foret, kapni kacitë! Ja propozimi i tij ndoshta më i miri deri më tani për diasporën

Nga: N.Sh Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:45
Visar Arifaj

Pas zhvillimeve politike që ndodhën që nga dje në Kosovë, ka reaguar edhe Visar Arifaj.

Arifaj që dikur kandidonte në zgjedhje me Partinë e Fortë, thotë se ligji për zgjedhjet për diasporën duhet të bëhet që mërgata shqiptare të votojë në mënyrë online.

Sipas tij, kjo nuk bëhet brenda natës, por kanë kohë deri në përmbyllje të mandatit katër vjeçar.

Ai thotë se nuk është arsyetim me thënë se votimi online është i vështirë.

Ai madje ka thënë se edhe të moshuarit tashmë në Kosovë për me marr vaksinë po aplikojnë online.

Postimi i plotë:

Nëse përnime doni me e lehtësu votimin e diasporës, atëherë duhet me e mundësu votimin online.

Jo, nuk bohet brenda natës, po nëse e keni ndërmend me e përfundu nji mandat katër vjeçar, atëherë ka boll kohë. Ka qindra mënyra të verifikimit t’identitetit e t’sigurimit t’votës online. N’fakt nëse i llogarisim dhjetëra mijëra votat që shpallen t’pavlefshme me sistemin aktual, votimi online i diasporës osht zgjidhja e vetme e jo me i detyru me udhëtu qindra kilometra deri te ambasada apo konsulata ma e afërt. Mos t’flasim për problemet logjistike përcjellëse që kjo mënyrë i kish mbartë.

Nuk osht arsyetim me thonë që votimi online osht vështirë i realizushëm. Sot, aplikimi për vaskinat e COVID-19 n’Kosovë osht online. Pra, shtresa ma e moshume pritet me u regjistru në nji platformë online për nji çashtje që osht jetë a vdekje për ta. Nëse për vaksina po mujka me u bo regjistrimi online, mundet edhe votimi. Përveç nëse vota konsiderohet ma e vlefshme se jeta e njerëzve.

Sistemi zgjedhor n’Kosovë ka shumë mangësi. Hajde po e bojmë nji reformë t’mirëfilltë zgjedhore, t’mendume mirë e që mundet me na përcjellë për shumë gjenerata. Deri n’fund t’mandatit kryhet edhe çereku i parë i shekullit 21, t’sillemi sikur po jetojmë n’to. Jo spektakël me ligje t’aprovume brenda nate. Katër vjet mandat jonë ma se t’mjaftushme për këtë punë.

E kuptoj që shumë prej jush jeni t’impresionuar për mjeshtrinë e përdorimit të këtij ligji si manovër për sigurim të kuorumit. Kjo më së miri përmbledhet me fjalët e të madhit dhe strategut Lord Farquaad nga Duloc i cili na thotë "Some of you may die, but it's a sacrifice I am ëilling to make," (Shrek 2001).

Leni foret, kapni kacitë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat