Serbi nga Shterpca mbahet nga serbët 12 orë në vendkalimin Breznica, u mor në pyetje nga BIA

Lajme

Serbi nga Shterpca mbahet nga serbët 12 orë në vendkalimin Breznica, u mor në pyetje nga BIA

Nga: F.B Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:45
Ilustrim

Goran Vaslieviç nga Shterpca, të hënën është mbajtur në vendkalimin kufitar Breznica për 12 orë, është marrë në pyetje nga BIA për të vetmin shkak se nuk respekton pushtetin lokal dhe Listën Serbe.

Kështu shkruan portali serb “Kossev”, i cili thotë se ai ishte nisur për një kontroll mjekësore në Leskovc dhe udhëtonte me djalin dhe dy kushërinj, ndërsa më pas ia doli të kalojë në Konçul dhe të udhëtojë.

Ai lidhur me telashet në këtë udhëtim ka njoftuar portalin “Kossev” duke theksuar policia serbe e kishte ndaluar atë që udhëtonte me djalin dhe kushërinjtë dhe iu ka ndaluar hyrjen pa asnjë shkak.

“Nuk na lanë të hyjmë, më mbajtën pa asnjë shkak, pa asnjë letër, thjesht më është ndaluar hyrja në Serbi”, sqaroi Vasileviç.

Ndonëse tha se nuk është aktiv në politikë dhe është i papunë, dyshon se kjo ka ndodhur se nuk respekton pushtetin lokal në Shterpcë dhe Listën Serbe dhe për shkak shkaqeve politike, ku edhe është marrë në pyetje nga zyrtarë policor edhe të njësive tjera.

“Qëllimi i mbajtjes nga biseda duket të jetë mos mbështetja e pushtetit dhe LS, që është e drejta ime”, duke konstatuar se është i pastër, pa ndonjë dënim apo fletë-ndjekje. “Kossev” ka drejtuar pyetje në BIA rreth këtij rasti po ende nuk ka marrë përgjigje, sikurse as nga zyra për Kosovë.

Lidhur me rastin ka reaguar Rada Trajkoviq, duke shprehur shqetësimin dhe shtruar pyetje pse nuk i lejohet serbit hyrja në Serbi. Sipas saj, Vasileviç është aktivist opozitar dhe kundërshton SL për çka ka pasur edhe sulm ndaj tij.

“A është kjo arsyeja e vazhdimit të diskriminimit dhe keqtrajtimit të tij”, ka thënë ajo.

“Ndërkohë, pas më shumë se 12 orëve, na kanë orientuar në Konçul edhe kaluam vendkalimin e ndodhemi në rrugë për Leskovc”, ka njoftuar Vasileviç për “Kossev” përmes telefonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat