Qeveria mbylli vendin por zyrtarët vetes nuk ia prishin qefin

Lajme

Qeveria mbylli vendin por zyrtarët vetes nuk ia prishin qefin

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Duke filluar prej sot në gjithë vendin hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në të cilat ndalohet puna e gastronomisë si dhe mbyllen qendrat e mëdha tregtare.

Përpos kësaj duke filluar nga ora 22:00 në të gjithë vendin ndalohet qarkullimi i qytetarëve.

Por pavarësisht se këto masa janë vendsoru janë pikërisht vetë zyrtarët e Qeverisë së Ksoovës të cilët po i thyejnë ato.

Derisa në masat e reja përcaktohet qartë se ndalohet grumbullimi i më shuëm se 10 personave në një ambient të mbyllur,në bufenë e Qeverisë janë parë zyrtarë të shumtë duke pirë kafe e duke ndarë biseda me njëri-tjetrin.

Në një video tashmë të publikuar në rrjetet sociale shihet qartë gjendja në bufenë e Qeverisë së Kosovës, e cila mori vendim për mbyllje të vendit.

Kundër kësaj mbyllje dolën gastronomët, por edhe shumë qytetarë të cilët rrezikojnë të humbin edhe vendet e punës.

Me publikimin e kësaj video ka reaguar edhe Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve duke iu referuar kësaj pamje si “Fabrika e virusit”, derisa thotë se gastronomia është e mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat