Kërcënoi Kosovën, vjen kundërpërgjigja ndaj Vulinit: Veç ëndërr mund ta shohësh Dardaninë!

Lajme

Kërcënoi Kosovën, vjen kundërpërgjigja ndaj Vulinit: Veç ëndërr mund ta shohësh Dardaninë!

Nga: N.Sh Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:12
Vulin

Ministri i Mbrojtjes serbe, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta mbrojë popullin e saj në veri të Kosovës.

“Aspak mos dyshoni nëse dikush mendon se mund të sulmojë në veri të Mitrovicës ose në Republikën Serbe, mos të gaboj dhe të bëj këso lojëra, ne jemi të gatshëm, kemi njerëz mjaftueshëm dhe armatim të mjaftueshëm. Kemi gjithçka që duhet për ta mbrojtur një vend”, ka thënë Vulin.

Pas kësaj deklarate ka reaguar profesori universitar Fadil Maloku.

Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet se Vulin mundet veç ëndërr me pa Dardaninë.

Postimi i plotë:

Ky, Vulini flet sikur dikur fliste "fyreri" i tij Sllobodan Millosheviqi!

Po Mitrovica o halabak, s'është në Serbi, por, në Kosovë!? Sa të ka tipa si ky me mbishkrim "UNË BIRI YT KOSOVË", Dardaninë veç ëndërr mundet me pa ministri serb.

Askush s'është aq budalla tê preferoj luftën para paqes, në të cilën, në vend që të varrosin bijtë baballarët, baballarët varrosin bijtë e tyre...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat