Gjenerali rus: Uashingtoni i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve për bazën ushtarake

Lajme

Gjenerali rus: Uashingtoni i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve për bazën ushtarake

Nga: F.B Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:01
Leonid Grigorijeviq Ivashov

“Është i arsyeshëm shqetësimi i serbëve për planet e shqiptarëve që të bëjnë bazën ushtarake në kodrën e Cernushës jo larg nga veriu i Mitrovicës. Por, amerikanët janë të pasinqertë kur thonë se vendimi i shqiptarëve është i pavarur, nëse një politikan, kolonel a gjeneral amerikan do të thoshte të mos bëhej, kjo nuk do bëhej”, ka thënë gjenerali rus në pension Leonid Grigorijeviç Ivashov, duke shtuar se “natyrisht shqiptarët kanë marr dritën jeshile nga amerikanët”, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij “amerikanët vazhdimisht kanë lëshuar pe dhe janë bërë sikur nuk shohin ndaj shqiptarëve, të kujtojmë Ollbrajt që ende nuk duron dot serbët edhe rusët, që ka promovuar Thaçin”.

Lidhur me stërvitjen e paralajmëruar të NATO-së në Kosovë rreth bartjes së forcave amerikane nëpër Evropë dhe Ukrainë ku NATO dhe aleatët mbajnë stërvitjen “Mbrojtësi i Evropës”, Ivashov thotë: “Të gjitha stërvitjet amerikane kanë karakter anti-rus, Uashingtoni përhap frikën për Evropën dhe ajo bëhet e dëgjueshme. Me NATO administron Amerikën, ndërsa përpiqen të tregojnë se vet ata mund t’i mbrojnë evropianët. Amerikanët duan t’i kthejnë kundër Rusisë dhe të imponojnë interesat e veta amerikane”.

Lidhur me mundësinë e luftës në Ukrainë, gjenerali rus shprehet se përkundër informacioneve shqetësuese shumica e ukrainasve nuk duan luftë dhe viktima, po ashtu edhe në armatën ukrainase nuk duan luftë. “Zelenski dëshiron të kthejë qarqet e Donjeckit dhe Luganski dhe këtë synojnë ta arrijnë me një luftë të shpejtë, por Putin iu tha qartë se në këtë Ukrainë do të pësojë humbje debakël”.

Pasi Biden i ka premtuar presidentit ukrainas Zelenski mbështetje a ka rrezik për luftë mes NATO-së edhe Rusisë, gjenerali rus tha se Biden po shtyn Ukrainën në aventurë kundër Rusisë. “Amerikanët duan të fusin Rusinë në luftë dhe pastaj t’i vendosen sanksione dhe pengojnë zhvillimin ekonomik. Por, ka pak gjasa për luftë mes NATO-së dhe Rusisë, atje mund të dërgohen polak e estonez, po nuk shkojnë në atë luftë vendet perëndimore e gjermanët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat