Cramon: Jansha nuk njihet për propozime serioze – ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk është zgjidhje

Lajme

Cramon: Jansha nuk njihet për propozime serioze – ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk është zgjidhje

Nga: F. B. Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:15
Viola von Cramon

Raportuesja  speciale e BE-së për Kosovën Viola von Cramon ka deklaruar për “Kosovo-online duke komentuar  propozimin e Jansha për ndryshim të kufijve në Ballkan se “Jansha Jansha nuk njihet për propozime serioze – ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk është zgjidhje”, transmeton “Bota Sot”.

"Nisur nga fakti se kryeministri slloven nuk njihet për propozime serioze politike, kjo mund të bëhet shqyrtim shumë i rrezikshëm. Shumë kolegë të mi në Parlament janë të shqetësuar me procesin e shkatërrimit të vendeve në Ballkan, posaçërisht në Bosnje dhe Hercegovinë”, sqaron Cramon.

Kramon ishte mjaft recidive në qëndrimin se nuk ka ndryshime të reja të kufijve.

"Ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk është zgjidhje, askujt nuk mund të i ndihmojë, vetëm do krijonte probleme më të mëdha. Ato ndarje dhe retorika nacionaliste krijojë historinë tonë. Qeveritë dhe politikanët do duhej te kenë qëllim krijimin e institucioneve funksionale dhe shtetit që do i shërbejë qytetarëve, pa marr parasysh përkatësinë etnike. Në BeH ka probleme serioze, por ato probleme nuk janë rezultat bashkëjetesës së grupeve të ndryshme etnike, por mossukses i elitës politike dhe veprimit të tyre.  Kryeministri Jansha duhet të përmbahet nga ato letra, që nuk janë në harmoni me vlerat evropiane. Shpresoj se kjo përmbajtje nuk do të jetë temë shqyrtimi dhe aplikimi, ajo që pres nga kryesimi slloven me BE-në do të jetë finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën dhe jo hapja e sërishme kutisë së Pandorës me një debat edhe më të rrezikshëm në lidhje me mundësinë e ndryshimit të kufijve ", tha Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat