“Ndryshimi i kufijve rrugë e rrezikshme në të kaluarën eksplozive të Ballkanit"

Lajme

“Ndryshimi i kufijve rrugë e rrezikshme në të kaluarën eksplozive të Ballkanit"

Nga: F. B. Më: 17 prill 2021 Në ora: 09:14
Ilustrim

Raportuesi i Parlamentit Evropiane për Serbi, Vladimir Bilçik ka deklaruar se ardhmëria evropiane e Ballkanit mund të arrihet vetëm përmes realizimit të reformave të ndërlidhura me procesin e integrimit evropian, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

“Ndryshimi i kufijve dhe territoreve është rrugë shumë e rrezikshme në të kaluarën eksplozive të regjionit” ka shkruar ai në rrjetin social Tviter.

Vladimir Bilçik ka tërhequr vërejtjen se në rrugën e ardhmërisë evropiane të vendeve të Ballkanit nuk ka rrugë të shkurtër.

Ai ka përsëritur edhe porosinë e ministrit të jashtë sllovak Ivan Korçok, i cili ka nënvizuar mbështetjen pa rezervë të Sllovakisë, BE-së dhe NATO-së për integritetin  territorial të BeH.

Ky reagim i deputetit evropian dhe raportuesit të PE erdhi pas shkrimeve të medieve rreth prioriteteve që ka Sllovenia kur të merr kryesimin e BE lidhur me Ballkanin, përkatësisht deklaratat për letrën që nuk refuzohet për ndryshim kufijsh në baza etnike, që ka has në debate edhe kundërshtime nga disa prej vendeve të Ballkanit dhe bashkësisë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat