Vuçiq rreth “non paper”: Nuk e kam parë atë letër, por angazhohem për kufijtë ekzistues

Lajme

Vuçiq rreth “non paper”: Nuk e kam parë atë letër, por angazhohem për kufijtë ekzistues

Nga: F.B Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:02
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi mbrëmë se nuk e ka parë “letrën jo-refuzuese (“Non paper”) që kinse iu ka dorëzuar Bruksleit dhe që parashikon bashkimin e Sprska me Serbinë dhe Kosovës me Shqipërinë, por angazhohet për kufijtë ekzistues, transmeton “Bota Sot”.

“Nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha Vuçiq për TV B92.

Ai shtoi se angazhohet për kufijtë aktualë të Serbisë me Kosovën dhe BeH me Srpska.

“Për ne më e rëndësishmja është paqja dhe stabiliteti”, tha ai dhe aty vjen edhe vazhdimi i dialogut me Prishtinën.

Kryeministri slloven Jansha ka mohuar më herët mediet se presidentit i KE-së Sharl Mishel i ka dërguar letër dokument jo-refuzues që parashikon ndryshimin e kufijve, për të cilën kanë shkruar mediet në të gjithë Ballkanin.

Lidhur me padinë për dëmshpërblim që ka paralajmëruar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ai tha se ajo mundet vetëm të “nën qesh tharbët” dhe të pyes “për çka gjithë kjo”. Ai shtoi se “kjo është pakuptimtë dhe e marrë sa nuk ka fjalë”.

"Njoftime të tilla vijnë nga ata që duan copëtimin e territorit të Serbisë. Ne nuk kemi qenë përherë lule, e tjerët fajtorë, nëse mendoni se kështu arrihet kompromisi, duket qartë se nuk doni dhe dëshironi mbetjen e konfliktit të ngrirë", tha Vuçiq.

Qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës janë “diametralisht” të kundërta, por do të punohet në afrimin e tyre me bisedimet në Bruksel.

“Mendoj se më mirë mos të kemi konflikt të ngrirë”, tha Vuçiq, duke shtuar se bisedimet me Prishtinën nuk vazhdojnë në Paris, por në Bruksel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat