Macron letër urimi Osmanit, inkurajon për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Lajme

Macron letër urimi Osmanit, inkurajon për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:13
Emmanuel Macron

Presidentja  Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili nëpërmjet saj, gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën.

Presidenti francez në letrën e urimit ka theksuar se mirëpret angazhimin e Presidentes Osmani për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e Presidentit Macron.

Më tej, presidenti francez ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të forcohen tutje.

Macron ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, duke inkurajuar vazhdimin e tij drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat