BE: Marrëveshja e Brukselit duhet të përmbushet – pajtimi për formimin e Asociacionit nuk është tërhequr kurrë

Lajme

BE: Marrëveshja e Brukselit duhet të përmbushet – pajtimi për formimin e Asociacionit nuk është tërhequr kurrë

Nga: F.B Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:56
BE

Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit para 8 viteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës  është marr obligim ndërkombëtar, që çdo gjë që është pajtuar të përmbushet ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

Stano ka nënvizuar se BE pret që Kosova të përmbush obligimet e saj dhe të aplikoj atë që është pajtuar në atë marrëveshje.

”Kosova ka hyr në marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave serbe, marrëveshja është arritur me vullnetin e mirë të gjitha palëve dhe asnjëherë nuk është tërhequr”, tha ai.

Stano përkujton se marrëveshja e Brukselit me dy të tretat është miratuar në Parlamentin e Kosovës në vitin 2013, me çka u vërtetua obligimi i përmbushjes së saj nga Kosova.

Në përvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, nga BE si ndërmjetësues kryesor në dialogun mes palëve fton palët që procesi i normalizimit të raporteve të vazhdojë dhe të shkojë drejtë “fundit të suksesshëm”.

”BE dhe vendet anëtare presin që dialogu do të vazhdojë shpejtë dhe Prishtina e Beogradi të angazhohen seriozisht në proces. Presim aplikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe vazhdimin e punës drejtë normalizimit gjithëpërfshirës, që do përfshijë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës edhe Serbisë”, përfundoi Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat