“Daçiq verifikon tradhtinë e vetë, nuk tërheqin nënshkrimin nga marrëveshja e Brukselit”

Lajme

“Daçiq verifikon tradhtinë e vetë, nuk tërheqin nënshkrimin nga marrëveshja e Brukselit”

Nga: F. B. Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:40
Ivica Daçiq

Do të ishte e papërgjegjshme që Beogradi të tërheq nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, ndonëse është vështirë të parashikohet formimi i Asociacionit të komunave serbe, që nuk përmbushet tha kreu i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, që para 8 viteve kishte nënshkruar këtë marrëveshje, me çka sipas gazetës “Pravda” po verifikon tradhtinë e vetë, transmeton “Bota Sot”.

Ai për TV K1 tha se Beogradi nuk do të ndërmarr asnjë hap që ndoshta janë logjik dhe të kuptueshëm në hidhërimin tonë për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes së Brukselit sepse kjo do të ishte jo-përgjegjësi, duke nënvizuar se Serbia dëshiron të jetë  faktor konstruktiv.

“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar pikërisht për rregulloret e formimit të asociacionit, askujt nuk do i shkonte ndërmend se do kalojnë vite, ku nuk ka vetëm injorim por edhe refuzim të përmbushjes së marrëveshjes nga Prishtina”, tha Daçiq.

Ai beson se sikur Eshton të mbetej në kreun e KE do impononte përgjegjësinë për shkak mospërmbushjes së disa gjërave nga marrëveshja.

Daçiq mendon se autoriteti i Eshton është minuar vetëm një vit pas marrëveshjes, në kohën e Mogerinit sepse nuk mbështetej nga vendet më të fuqishme evropiane.

“Po kjo nuk duhet të na interesoj, ne na intereson autoriteti i BE-së, sepse Eshton ishte garant në emër të BE-së, prandaj nuk është problem i Serbisë kush është përfaqësuesi i lartë i BE-së.

Marrëveshja sipas Daçiq ka rëndësi sepse për herë të parë lejonte organizimin e serbëve në kuadër të asociacionit, sikurse edhe rregullin se forcat e armatosura të Prishtinës “apo si quhen” nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e KFOR-it, për çka duhet njoftuar komunat serbe dhe policinë, ku komandanti duhet të jetë serb.

Ai mendon se Beogradi nuk ka humbur asgjë sepse pas marrëveshjes nisën bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE. “Kjo ishte rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes”, tha ai.

Ai nënvizoi se Beogradi mund të insistojë në përmbushjen e marrëveshjes por shtrohet pyetja nëse pa autoritetin e BE-së “Prishtinës i shkon kjo në mendje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat