Letra nga Londra trondit Daçiqin: Jam Sonja, vajza jote që e braktise para 20 vitesh

Lajme

Letra nga Londra trondit Daçiqin: Jam Sonja, vajza jote që e braktise para 20 vitesh

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:20
Daçiqi dhe Sonja

E-mail adresa e Kuvendit të Serbisë ka pranuar një mesazh nga një grua e njohur si Sonja, e cila thotë se Ivica Daçiq është babai i saj. Në këtë letër, ajo e pyet Daçiqin nëse e pranon atë dhe vëllain e saj si fëmijët e tij.

“I nderuar zoti Daçiq, unë jam Sonja, vajza jote nga martesa e parë. Të lutem më prano mua dhe vëllain tim si fëmijët e tu dhe ne nuk do të gjykojmë për gjithçka që ka ndodhur këto vite.

Nuk më intereson se kush je ose çka bën sot, por dua kompensim për mua, vëllain dhe nënën që e le pa u divorcuar para 20 vitesh”, thuhet në letrën që ka arritur në adresën zyrtare të Kuvendit serb, shkruan Novosti.

“Të lutem, kontaktoje vëllain tim dhe nënën time dhe bëhu paqësor me ta. Sonja, vajza jote, e cila nuk meritoi këtë që i ndodhi”, thuhet tutje në letër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat