Arrestohen tre persona para Kuvendit të Serbisë, sepse bënë me dorë shqiponjën dy-krenare

Lajme

Arrestohen tre persona para Kuvendit të Serbisë, sepse bënë me dorë shqiponjën dy-krenare

Nga: F. B. Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:58
Kuvendi i Serbisë

Policia e Serbisë ka arrestuat tre persona, të cilët sot rreth orës 16.30 minuta para Kuvendit të Serbisë kanë bërë foto duke bërë shqiponjën me duar, gjë që është vlerësuar si provokim,  ka njoftuar gazeta “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Tre meshkuj janë fotografuar me telefon mobil  duke krijuar simbolin e Shqipërisë së Madhe dhe janë arrestuar.

Rasti ka ndodhur pas orës 16.30 minuta, ndërsa është vërejtur nga Policia, ku tre persona në plafonë para Kuvendit Popullor të Serbisë janë fotografuar me telefon.

Policia ka njoftuar se ata po fotografoheshin duke bërë shqiponjën me duar të hapura në formën e shqipes dy-krenare.

Zyrtarë të policisë nga njësia për rend edhe qetësi i kanë ndaluar dhe legjitimuar, për të përcaktuar identitetin e këtyre personave. U konfirmua se bëhet fjalë për persona pre 25, 33 dhe 37 vjeç, dy prej të cilëve kishin letërnjoftime serbe të lëshuara në Bujanovc, ndërsa i treti kishte letërnjoftim nga Maqedonia e veriut.

Policia ka konfirmua se të tre këta persona janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, por nuk ka njoftuar identitetin e plotë të tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat