Ambasadori rus: S’ka alternativë – kjo është zgjidhja e duhur Kosovë-Serbi

Lajme

Ambasadori rus: S’ka alternativë – kjo është zgjidhja e duhur Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 30 prill 2021 Në ora: 09:17
Harçenko

Dialogu konstruktiv mes Beogradit e Prishtinës dhe respektimi i rezolutës 1244 të KS të OKB nuk kanë alternativ, ndërsa zgjidhjen për Kosovën të dy palët duhet ta kërkojnë pa ndërhyrjen e jashtme dhe imponim të afateve artificiale dhe recetave, ka deklaruar ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko.

Në intervistë për “Jedinstvo” Harçenko tha se Rusia ndan vlerësimin e Beogradit se krijimi i Asociacinit është element kyç i sigurimit të drejtave dhe sigurisë së popullit serb.

Ai tha se Prishtina injoron obligimet e marrëveshjes së Brukselit dhe nxit shqetësim serioz, përderisa retorika “shqiptaro-madhe” është shumë e rrezikshme dhe dëmton zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Në pyetjen nëse mund të i besohet paanshmërisë së BE-së në dialog, Harçenko tha se paanshmëria e BE është vënë para saj me rezolutën e OKB-së në 2010.

”Sa kemi njohuri, i dërguari special i BE për dialog Lajçak dhe zyrtarët tjerë nuk kanë paralajmëruar se “pavarësia” e Kosovës do të jetë rezultat i bisedimeve. Aq më parë që 5 vende anëtare të BE-së Qipro, Rumania, Greqia, Sllovaki e Spanja nuk e konsiderojnë Kosovën “shtet” sikur edhe gjysma e vendete anëtare të OKB-së”, tha ai.

Në pyetjen pse në 30 vitet e shkuara perëndimi aplikon qëndrime të dyfishta ndaj Serbisë dhe popullit serb, ambasadori rus tha se perëndimi ndaj Jugosllavisë që nga fillimi ka shfrytëzuar politikën “përçaj e sundo”.

“Lidhur me këtë për shënjestër kryesore të propagandës së Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane u përzgjidh Beogradi si qendër federale e SFRJ, që synonte unitet në vend. Në atë mënyrë artificiale u krijua pasqyra për serbët që nuk përkon me realitetin”, tha Harçenko.

Duke sqaruar raportin e perëndimit ndaj popullit serb, ai shtoi se “rolin e ligë” e luajti Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi, ku u shfrytëzua si mjet për promovim të qëndrimit kundër- serb.

“Por vështirë të fshihet e vërteta, në gjykata po shqyrtohen padi ndaj NATO-së që filloi agresion të armatosur ndaj Jugosllavisë sovrane, ku kanë humb jetën mijëra civil, u shkatërrua infrastruktura dhe toka  uji u ndotën me uranium të varfëruar. Po ashtu po zbardhen fakte të reja për krimet e UÇK-së terroriste”, tha Harçenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat