Petkoviç përsërit “shefin” e tij, akuzon politikanët shqiptarët se nuk duan dialog

Lajme

Petkoviç përsërit “shefin” e tij, akuzon politikanët shqiptarët se nuk duan dialog

Nga: F.B Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:10
Petar Petkoviç

Duke vlerësuar se nuk kalon asnjë ditë që politikanët nga Prishtina në mënyrë të pamëshirshme nuk shkelin dialogun e Brukselit dhe marrëveshjet e arritura, Petar Petkoviç drejtor i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë theksoi se zgjidhjet e imponuara edhe ultimatumet që vijnë nga Prishtina janë edhe një dëshmi në seri se politikanët shqiptarë nuk duan dialog të vërtetë, por në çfarëdo mënyre tentojnë ta sabotojnë atë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Këto reagime edhe akuza të Petkoviç janë të ngjashme me ato të “shefit“ të tij Vuçiq, që po ashtu mbrëmë reagoi duke akuzuar për paralajmërimet nga Prishtina për padi për gjenocid dhe dëmshpërblim për dëme të luftës.

“Nëse Kurti mendon se me një listë të tillë të kërkesave të vijë në Bruksel para presidentit Vuçiq, atëherë është e qartë se ai nuk ka kuptuar asgjë, apo bëhet se nuk ka kuptuar, sepse nga presioni ndaj Beogradit nuk ka asgjë”, tha ai.

Këtë Petkoviç e tha përmes kumtesës për medie, ku shtoi se nëse dikush nga “Prishtina mendon se mund të zhvillojë bisedime me Beogradin ashtu që të shpërfaq listën e dëshirave të mira, atëherë dikush i tillë jeton në realitetin paralel ku nuk ka prekje me realitetin”.

“Realiteti është përmbushja e të gjitha marrëveshjeve të pajtuara, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave serbe. Prandaj është e domosdoshme që politikanët e Prishtinës sa më parë të pranojnë realitetin të bazuar në premisa objektive për zgjidhjen e të gjitha çështjeve kyçe dhe jo përmes ruajtjes së konfliktit të ngrirë, apo edhe më keq këmbëzës së pasigurisë dhe jo stabilitetit në regjion”, u shpreh ai.

Sipas tij, Beogradi është i përcaktuar për dialog me besimin më të mirë se përmes kompromisi arrihet tek zgjidhja e qëndrueshme, ndërsa pushteti në Beograd është i përkushtuar ndaj politikës së ndërtimit të paqes dhe jo zgjidhjeve që na kthejnë në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat