Serbët në veri shkrepën mbi 30 plumba në drejtim të atletëve shqiptarë, flet organizatori

Lajme

Serbët në veri shkrepën mbi 30 plumba në drejtim të atletëve shqiptarë, flet organizatori

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

(E plotësuar 12:00) -  Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në afërsi të shqiptarëve në Zubin Potok

Rreth 50 persona pjesë e “Kosovo Mountain Club”, kanë shkuar në mënyrë për organizuar për të ecur në zonën e Zubin Potokut. Sipas organizatorëve, paraprakisht policia ka qenë e njoftuar për ecjen, por gjatë rrugës ata kanë hasur në dy persona që kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.

Pas incidentit grupi ka ndërruar destinacionin e ecjes, ndërsa rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, tha se nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar asnjë person, ndërsa gjatë rrugës kanë hasur në një patrullë policore dhe e kanë njoftuar për rastin.

“Rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar, kanë ardhë nga ana e Zubin Potokut, me vazhdu ecjen nëpër male, sipas tyre dikush ka shtënë me azrmë zjarri dhe janë kthyer nga aty. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëmë të raportuara. Në kthim prapa e kanë taku një patrullë policore dhe i kanë shpjegu rastin, në stacionin policor nuk kanë pranuar të shkojnë me arsyetimin që deklaratat me i jep në Prishtinë”, tha Hoti.

Ndryshe, një zyrtar i këtij klubi tha se të dyshuarit kanë gjuajtur përpjetë rreth 30 metra larg grupit.

“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha ai.

***

Grupi prej 50 shqiptarëve që dolën për të ecur nëpër zonën e Zubin Potokut janë lajmëruar pasi u raportua se në afërsi të tyre serbët lokalë shkrepën me armë. Ata thonë se janë mirë dhe të sigurt.

Nga “Kosovo Mountain Club” thanë se ecja ka qenë e parlajmëruar në institucionet përkatëse.

“Të gjithë jemi mirë dhe të sigurt pas incidentit që ndodhi. Tani po vazhdojmë ecjen në Shalë të Bajgorës. Ecja sot ka qenë e lajmëruar në institucionin përkates. Ju faleminderit që treguat shqetësim dhe kujdes”, thuhet në postimin e këtij grupi bjeshkëtarësh në Facebook.

 
Image

 

***

Sot gjatë ditës janë sulmuar me armë zjarri disa bjeshkatarë të grupit “Kosovo Mountain Club” nga serbët në Zubin Potok pranë kufirit me Serbinë.

Lajmin e ka konfirmuar organizatori i këtij grupi, Adnan Beqiraj.

“Jemi nisur për ecje në Zubin Putok në kufi me Serbinë dhe papritmas dy njerëz kanë dalë në mes të shtegut malor dhe me një distancë 30-40 kanë filluar të shkrepin me kallash”.

“Nuk e di se a kanë qëlluar në drejtim tonë, por ne jemi kthyer prapa. Ata nuk kanë folur asgjë, por janë serbë sigurt”.

“Një herë ka shkrepur një plumb, pastaj kur jemi ulur në tokë, janë shkrepur mbi 30 të tjerë”.

Beqiraj shton se asnjë pjesëtar i grupit nuk është i lënduar dhe se të njëjtit tashmë janë duke ecur në Shalë të Bajgorës.

***

Një grup qytetarësh të Kosovës prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.

Nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi.

“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha ai.

I pyetur nëse rastin e kanë raportuar në polici, ai tha se rastin e kanë lajmëru në policinë e Zubin Potokut, dhe policia atje paraprakisht kanë qenë të njoftuar me email për ecjen e grupit në atë zonë.

“Incidenti ka ndodhur diku rreth 30 metra largësi, grupi vazhdon me ecë”.

Policia Rajonale të Mitrovicës dhe Prokuroria kanë thënë se nuk kanë informacione për rastin.

***

Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët në veri.

Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës.

Media mëson se disa serbë kanë shkrepur plumba në drejtim të atletëve të Kosovës.

Kjo ngjarje e klubit të atletëve ishte paralajmëruar që 5 ditë. Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi.

Mirëpo, para pak minutash vetë ish-deputetja Kadaj-Bujupi, ka publikuar një fotografi nga Mitrovica.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat