Ministri i jashtëm serb thotë se Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje në Washington

Lajme

Ministri i jashtëm serb thotë se Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje në Washington

Nga: F.B Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:42
Nikola Selakoviç

Ministri i jashtëm serb, Nikola Selakoviç, ka mohuar konstatimin e ambasadorit izraelit në Serbi Jahel Vilan se Serbia edhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje, duke nënvizuar se Prishtina edhe Beogradi kanë nënshkruar dy dokumente të ndryshme, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Duke reaguar në deklaratën e ambasadorit Vilan, ministri Selakoviç ka thënë se një deklaratë e tillë është “pafytyrësi e llojit të vetë” dhe ka nënvizuar se presidenti Vuçiq dhe ish-kryeministri Hoti kanë nënshkruar dy dokumente të ndryshme.

''Në dokumentin që ka nënshkruar Hoti qëndron konstatimi se Prishtina edhe Izraeli janë pajtuar për njohje të ndërsjellë, ndërsa në dokumentin që ka nënshkruar Vuçiq qëndron konstatimi se Beogradi është pajtuar që të hapë përfaqësi ekonomike shtetërore në Jerusalem deri me 20 shtator 2020 dhe të bartë ambasadën e vet në Jerusalem deri me një korrik 2021”, tha Selakoviç duke treguar ato dokumente.

Ai ka nënvizuar se presidenti Vuçiq ka nënshkruar dokumentin në të cilin nuk përmenden as Kosova as Prishtina, duke shtuar se Izraeli iu nënshtrua presioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat