Ende pa filluar Samiti i liderëve të Ballkanit, Vuçiq shkakton konfuzion me propozimin e tij lidhur me kufijtë

Lajme

Ende pa filluar Samiti i liderëve të Ballkanit, Vuçiq shkakton konfuzion me propozimin e tij lidhur me kufijtë

Nga: F.B Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:26
Borut Pahor dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti slloven Borut Pahor, gjatë vizitës në Beograd sipas medieve serbe, tentoi që nikoqirit të ia lë “vezët e qyqes” në kuptimin e konkluzioneve të harmonizuara, që nënkupton mos ndryshimin e kufijve në regjion, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq ende pa filluar takimi i samitit të liderëve në Brdo-Brione dhe pa ardhur propozimi i konkluzioneve ka shkaktuar konfuzion me propozimin e tij njofton jo-zyrtarisht "Novosti".

Të përkujtojmë se njeriu i parë i Sllovenisë Pahor si një nga konkluzionet paralajmëroi mos ndryshimin e kufijve në regjion.

Vuçiq ka insistuar që në dokument të vendoset parimi për respektimin e kufijve shtetëror që bazohet në OKB. Ky propozim ka shkaktuar konfuzion në planet e liderëve, kështu që ende nuk ka pajtim për konkluzione në tekstin përfundimtar.

Amendamenti i Serbisë nuk iu përgjigjet faktorëve politikë që kanë njohur shtetin e Kosovës, duke marr parasysh se OKB nuk e njeh Kosovën, por tërësinë territoriale të Serbisë si anëtare të OKB-së.

Samiti Brdo-Brione duhej të mbahej vitin që shkoi në 10-t vjetorin e iniciativës dhe u shty dy herë për shkka pandemisë.

Procesi Brdo-Brione është iniciativë sllovene-kroate që në vitin 2010 e nisën asokohe kryeministri Pahor për “forcimin e besimit dhe ndihmesë së vendeve të Ballkanit në rrugën evropiane, ndërsa që nga 2013 takimet mbahen një herë në dy vjet.

Në Samitin e nesërm liderët e vendeve pjesëmarrëse shënojnë 10 vjetorin e iniciativës që si u paralajmërua “përsëri do konfirmojë dhe forcojë përkushtimin në vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së”, por edhe shkëmbimin e “qëndrimeve për çështjet aktuale në atmosferën jo formale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat