Spekulim i gazetës gjermane “Cuerts”: “Non paper” i ri ku thuhet se Kosova të ketë status special në kuadër të Serbisë për 99 vjet

Lajme

Spekulim i gazetës gjermane “Cuerts”: “Non paper” i ri ku thuhet se Kosova të ketë status special në kuadër të Serbisë për 99 vjet

Nga: F.B Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Gazeta gjermane “Cuerts” (Zuerst) ka publikuar një lajm se ka një “non-pejper” në lidhje me Kosovën, ku parashihet që krahina jugore serbe të marr status special në kuadër të Serbisë në 99 vjet, transmeton “Kurir” dhe përcjell “Bota Sot”.

“U paraqit një i ashtuquajtur ‘non-paper i ri, përsëri pa autor, në të cilin redaksia e gazetës gjerman ka pasur qasje, ku përfshihen 16 pika, ku në asnjërën nga ato nuk cenohet rezoluta 1244 e KS të OKB-së”, ka shkruar “Cuerst”. Sipas këtij “non-paper” propozohet që të gjithë qytetarët e Kosovës përmenden 873.000 shqiptar të marrin nënshtetësi serbe dhe në prill Kosova edhe Serbia të mbajnë zgjedhje të përbashkëta në të gjitha nivelet, shkruan gazeta.

Në këtë dokument thuhet se do zgjidhet guvernatori i Kosovës që do të jetë edhe zëvendës kryetar i Kuvendit të Serbisë, shkruan “Cuerst” që është gazetë e së djathtës. Për 99 vjet Beogradi duhet të garantojë status special për Kosovën.

Qarkullimi i mallrave mes Kosovës edhe Serbisë duhet të nxitet përsëri dhe sigurimi i kufijve të jashtëm të merret nga shërbyes të Kosovës edhe Serbisë së bashku. Ndërsa ambasadori i Serbisë në OKB duhet të ketë zëvendësin e caktuar nga pushteti në Prishtinë, shkruan gazeta gjermane transmeton “Kurir”.

Ky dokument sipas “Cuerst”, dallon nga propozimet sepse do nxis debat për të ardhmen mes shqiptarëve të Kosovës. “Non-paper” i ri parashikon Kosovën si krahinë në kuadër të Serbisë, por ajo që është e re është një lloj partneriteti mes Prishtinës edhe Beogradit.

Realizimi i kësaj zgjidhje sipas këtij mediumi, mund të minohet nga ShBA, sepse marrëveshja paqësore mes Beogradit edhe Prishtinës nënkupton shtyrje e ShBA jashtë Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat