Rruga Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë mbyllet për qarkullim shkaku i punimeve

Lajme

Rruga Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë mbyllet për qarkullim shkaku i punimeve

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:08
Rruga Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë do të mbyllet për qarkullim.

Sipas njoftimit, kjo rrugë do të mbyllet të hënën nga ora 14:00-20:00 dhe të martën nga ora 08:00-20:00.

Në këtë rrugë, ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojnë punimet për projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R210 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë lot 1”, në përfundimin e shtresës qarkulluese që ka mbetë në këtë segment nga ura në fshatin Firajë, deri të fshati Gërlicë e Epërme.

Ky segment rrugor, sipas njoftimit të ministrisë do të jetë i pa qarkullueshëm për pjesëmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5 mijë metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat