“Mu duk vetja si kufomë!”, Çun Lajçi rrëfen për natën e kaluar në Spital: Oh sa u gëzova...

Lajme

“Mu duk vetja si kufomë!”, Çun Lajçi rrëfen për natën e kaluar në Spital: Oh sa u gëzova...

Nga: N.Sh. Më: 17 maj 2021 Në ora: 11:07
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i cili po qëndron që disa javë në spital, ka rëfyer për natën e mbrëmshme aty.

Ai përmes një shkrimi në facebook, shkruan se mbrëmë natën nuk po e merrte gjumi dhe këmbët i ishin ajë.

Lajçi tregon se pasi ishte çuar natën, e kishte marr një çarçav të bardhe dhe ishte mbuluar me të dhe doli për të lëvizur në koridorin e spitalit.

Posa, ishte ndalur te një dritare aty, hija e tij i doli para dhe i është dukur vetja si kufomë.

“Gjoksi nisi me mu ngushtua. N’panikë thashë, ra oksigjeni dhe tue u dihatë si klyshi u ktheva n’shtrat!”, shkruan ai.

Pas kësaj, Lajçi tregon se, u gëzua kur poshtë dritarës nisi me leh një qen.

Lexojeni rrëfimin e Lajçit nga spitali:

Ikën mërgimtarët

U çova nga shtrati para mesnatës! S’me merrte gjumi, nga se kambët m’ishin ajë!

Ky haxhiu i Koliqit, që m’rrin në të djathtë, po lutej. Po falej apo vetëm knonte dovë e Zotit i lutej për mëshirë, se kuptova!

S’i fola.

U ktheva kah Ademi i Statovcit. Ai e kishte vu maskën e oksigjenit dhe gërhiste.

Murseli, i biri, ende i rrinte të kambët e mundohej me kthye n’krah!

Shtroje spungjerin i thashë e shtrihu, se trupi s’të mbanë, ani se je i ri! Vetëm buzqëqeshi!

E hapa derën që pak t’ajrosemi, se vinte erë e thartë çorapësh e s’durohej! Ndoshta edhe erë p.... vinte! S’di, por fyma të nxihej!

Koridori ishte i zbrazët e përjashta era pemët i lëvizte me rrëmbim!

Unë isha pak i djersitun!

E mora çarçafin e bardhë dhe e vuna n’krye e trupin e mbështolla! Ngadalë nisa me lëvizë. Po eci thashë ani se kollitjet shpeshtoheshin. Edhe nji nanë lëshonte gjamë diku në nji dhomë!

Kur u ndala n’dritare, e hija ime para m’doli, vetja mu dukë si kufomë! 

Gjoksi nisi me mu ngushtua. N’panikë thashë, ra oksigjeni dhe tue u dihatë si klyshi u ktheva n’shtrat!

Hoxhën e kishte nxanë gjumi me tespih n’dorë pa e krye siduket namazin!

Edhe Murseli ishte shtri të kambët e babës e fliste përgjumshëm. Sa mirë i thashë vetës me qenë i ri. N’gjumin e parë sheh andrra, tue luejt livadheve me hyriet e dynjasë!

Plafin ia vuna mbi shpatulla dhe u shtrina pa ba zhurmë!

Oh sa u gëzova, kur poshtë dritarës nisi me leh nji qen. Thashë, nuk qenkemi të gjithë të sëmur, as rrugës pa kthim. Nesër dashka me dalë dikush e me iu kthye kangës e lavrës e blegërimës!

Por doktoresha Nazë heret na kontrolloi, e kurgja s’na tha!

As Vllaznimi as Thaqi. Vetëm gjak na mori n’damar me pa sa asht zbritë apo rritë D-Dimeri!

Unë s’heshta. S’jam keq iu thashë, por m’tregoni si ta eleminoi oksigjenin, se mbramë pa maskë kam fjetë?

Doktor Bahriu prajshëm ma s’pjegoi!

Mbaje oksigjenin e mos i mundo mushknitë e zemrën o poet tha Dr. Bahriu. Edhe trunit i duhet shumë, ani se ti po shkruen çdo ditë e s’po vërehet ke a po s’ke oksigjen!

Doktora, ma merrni gjakun për analiza e shiqoni çka po bani me mua u thashë, se shkoi maji e romani “Shoqalani” me mbeti në gjysë!

Sot s’po pres vizitorë nga mërgata, se ikën bashkë me bajramin! Mesën e rekuiziterit të Teatrit Krahinor Popullor, Zymer Statovcit po e pres,  me ia dhanë “Kopilanin” se aty e ka dajën e vet!

Pulmologji, 17.05.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat