Odaloviç, asnjë kërkesë e Kosovës nuk refuzohet për zbardhjen e fatit të pagjeturve

Lajme

Odaloviç, asnjë kërkesë e Kosovës nuk refuzohet për zbardhjen e fatit të pagjeturve

Nga: F.B Më: 18 maj 2021 Në ora: 10:58
Veljko Odaloviç

Kreu i Komisionit për persona të pagjetur në Serbi, Veljko Odaloviç ka deklaruar sot se nuk do refuzohet asnjë kërkesë e Prishtinës konkrete dhe të besueshme rreth zbardhjes së fatit të pagjeturve, ndërkohë pret hulumtimin e lokacionit potencial për varrezë të ushtarëve serb ne Koshare, për çka ekziston edhe nj xhirim, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Ai për RTS tha se komisioni në nëntor ka pranuar një xhirim si dëshmi për vendin potencial të varrosjes së ushtarëve që janë të pagjetur. “Ka dal një xhirim ku shfaqet regjioni i Koshares dhe ku ushtarë të UÇK-së qëndrojnë pranë trupave të ushtarëve serb të vrarë dhe kur rrëmojnë për varrim. Kemi kërkuar të bisedohet me persona që shihen aty dhe të provojmë eë gjejmë vendin për eks-humim”, tha ai.

Lidhur me këtë xhirim janë njoftuar edhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe UNMIK e EULEX.

“Ne pas takimit të komisioneve në nëntor ishim në Koshare dhe vizituam regjionin, Prishtina duhet të kontaktojë me persona dhe na kanë njoftuar së hulumtimi mund të nis së shpejti”, tha Odaloviç.

Ai ka shtuar se ndër të pagjeturit është edhe një vullnetar rus ku shihen pjesëtarët e UÇK-së duke e treguar të vrarë.

“Është fakt se një vullnetar rus u zhduk në Koshare, ne në ndërkohë kemi kontaktuar familjen edhe të motrën që është gati të jep gjakun dhe përmes ADN të hulumtohet për te”, tha ai.

Ai tha se përafërsisht dihet vendi ku mund të jenë varrosur ushtarët që janë të pagjetur.

“Ne absolutisht nuk do të refuzojmë asnjë kërkesë nga pala e Prishtinës, vetëm duam që të jenë konkret në atë që kërkojnë, konkret, preciz dhe të besuar me detaje. Absolutisht jemi të hapur për të gjitha kërkesat”, tha Odaloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat