Ushqimi që ju servohet pacientëve në Pulmologji: Një ve, djathë e një jogurt

Lajme

Ushqimi që ju servohet pacientëve në Pulmologji: Një ve, djathë e një jogurt

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Një vezë, një copëz djathë, një jogurt e tri rriska bukë. Kjo është darka e mangët që po i servohet pacientëve të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në mbrëmje.

Aktori Çun Lajçi, i cili po vazhdon të jetë i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, ka ironizuar me ushqimin që i është servuar në mbrëmje në këtë klinikë.

Ai ka publikuar një foto të ushqimit që iu servua.

Një vezë, një copëz djathë, një jogurt e tri riska bukë, vakët shumë i mangët për të e pacientët tjerë.

“Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet”, ironizon ai, duke thënë “shtoje Zot edhe nji kokërr ve”.

Shkrimi i tij i plotë:

Repariti i Pulmologjisë

*Darka*

Por edhe bekimi im:

– Mirë asht, mos u ankoni, veç lutuni: Shtoje Zot edhe nji kokërr ve, n’orën 22, se nata bahet e gjatë!

 Nana e Azem Galicës kishte me thanë: Krejt Çetën Azemi e kishte kalua me ket darkë!

P.S

Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet!

E pra asht pak, por edhe kjo pak gjuhet n’kanta bërllogu!

Pse?

Spital, 18.05.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat