Personeli shëndetësor që mori dozën e parë në Kukës sot merr dozën e dytë të vaksinën tek “1 Tetori”

Lajme

Personeli shëndetësor që mori dozën e parë në Kukës sot merr dozën e dytë të vaksinën tek “1 Tetori”

Më: 24 maj 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

500 punëtorët shëndetësorë të kosovës që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës, janë ftuar që nga kjo e hënë të paraqiten ne sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të injektuar dozën e dytë.

Të unizuarit me AstraZeneca do të bëhen kosovarët e parë që do të “sigurohen” me dozën e dytë.

Mjekët thonë se kjo është lehtësim për ata teksa janë falënderues si për shtetin kosovar aq edhe për atë shqiptar.

Kreu i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka njoftuar se vaksinimi i dytë për stafin mjekësor do fillojë nga ora 12:30, ndërsa do t`i mbrojë edhe nga versioni i ri indian i virusit. Imunizimi me kurën britanike sipas Sylës, do të bëhet sipas rendit nga vaksinimi i parë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat