Policia kërkon Pleurat Myderizin, kush e sheh lajmëroni në këta numra

Lajme

Policia kërkon Pleurat Myderizin, kush e sheh lajmëroni në këta numra

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Dukagjinit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Pleurat Gëzim Myderizi.

Pleurat Myderizi është i lindur më 19.03.1979 në Pejë dhe është i akuzuar për vjedhje të rëndë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected].

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat