Kontrata e dyshimtë prej 450 mijë eurosh e Telekomit, detaje nga arrestimi i tre personave

Lajme

Kontrata e dyshimtë prej 450 mijë eurosh e Telekomit, detaje nga arrestimi i tre personave

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar tre persona, për kontratën e dyshimtë prej 450 mijë eurosh të lidhur në mes të Telekomit dhe një operatori ekonomik me emrin ‘Zone Mobile’.

Sipas njoftimit, në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore në rastin e kontratës së lidhur mes Telekomit dhe ‘Zone Mobile’, me vlerë rreth 450 mijë eurove, ka vazhduar aksionin me urdhër të Prokurirt të Shtetit, në bashkëpunim me ATK-në dhe Drejtorinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Gjatë këtij aksioni janë kryer kontrollet e shtëpive dhe lokaleve në komunën e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit, ku janë konfiskuar dokumente të ndryshme dhe mallra në vlerë rreth 30,000 € , si dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Personi me inicialet F. A., pronar i ‘Zone Mobile’, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik’ dhe ‘Shmangia nga Tatimi’.

I dyshuari tjetër me inicialet A. P., pronar i ‘Kompex’, dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’, si dhe i dyshuari tjetër me inicialet G. H., pronar i kompanisë ‘Versacop’, dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangia nga tatimi’.

“Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat