Me shishe e karrige, publikohen pamjet nga rrahja në mes të Prishtinës

Lajme

Me shishe e karrige, publikohen pamjet nga rrahja në mes të Prishtinës

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 08:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e së shtunës disa persona në Prishtinë janë përleshur fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur te lokalet në afërsi të kinemasë “ABC”, jashtë kafeneve, ndërkaq nuk dihet arsyeja e përleshjes.

 Në vendngjarje ka dalë edhe policia ku ka arrestuar disa persona.

Në pamjet e publikuara, shihet se personat e përfshirë në rrahje e gjuajnë njëri-tjetrin me gjësende të forta.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo nga kjo rrahje, pasi policia nuk ka dhënë ende detaje për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat