Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar për donacionin e radhës për Kosovën në fushën e armatimit njofton “Alo” duke shtuar se kësaj radhe do dhurohen automjete të blindura të tipit “Gardian” që janë rezistues në mina, transmeton “Bota Sot”.
Amerikanët po armatosin Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqiptarët, titullohet njoftimi i publikuar në “Alo”.
Forca e Sigurisë së Kosovës do të armatoset me automjete të reja të blinduara, shkruan gazeta bazuar në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes së Kosovës.
“Alo” shkruan se lajmi për donacionin amerikan të automjeteve të blinduara e ka konfirmuar vetë ministri i mbrojtjes Armend Mehaj në vizitën që ka bërë në kazermën ushtarake në Ferizaj.
Automjetet e blinduara që do ë jenë në pronësi të FSK-së janë të tipit M1117, ndryshe ato njihen me emrin “Gardian” .
Këto automjete të blinduara llogaritet se janë ndër automjetet e para amerikane rezistuese në mina.