“Atë ditë shiheshin vetëm lumenj gjaku dhe trupa të...”/ Serbia në zi për kryekriminelin Ratko Mlladiq, Vuçiq i shqetësuar!

Lajme

“Atë ditë shiheshin vetëm lumenj gjaku dhe trupa të...”/ Serbia në zi për kryekriminelin Ratko Mlladiq, Vuçiq i shqetësuar!

Nga: N.Sh. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 08:41
Kryekrimineli serb Ratko Mlladiq

Një Gjykatë e Kombeve të Bashkuara në Hagë, pritet që sot të japë vendimin përfundimtar për ish-shefin e ushtrisë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, i cili kishte apeluar dënimin për gjenocid.

Në vitin 2017, Mlladiq u dënua për rolin e tij në mizoritë më të këqija në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kryekrimineli Malladiq pritet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Në lidhje me këtë dënim të tij, prof. Dr. Binak Maxharraj thotë se, Serbia është në zi me këtë vendim që pritet të merret kundër kasapit dhe kreçetniktu që e quan ai Mlladiq.

Maxharraj në një shkrim në facebook, thotë se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i shqëetësuar pasi që edhe vet ishte pjesë e këtij aparati shtetëror serb që kryen krime në Bosnjë.

Postimi i plotë:

SOT DITË ZIE NË SERBINË ÇETNIKE.

Kryeçetniku i Serbisë, Alskesandër Vuçiq këto ditë është shumë i shqetësuar, sepse sot me 8 qershor 2021 Trubunali i Hagës për ish-Jugosllavinë do të jepë një ndër vërdiktet, dënimin më të rëndë ç’prej se është themeluar për ti denuar akteret e krimeve monstruoze në të gjitha luftërat e ish-jugosllavisë, e sidomos krimet në Bosnje e Hercegovinë, ku nën komanden e kasapit të ballkanit Sllobodan Millosheviq, kryebanditë, monstrumi gjenerali Ratko Mlladiq bënte masakra në popullsinë boshnjake ne Bosnjë e Hercegovinë.

Sot këtij krimineli, këtij monstrumi, këtij kryebanditi gjeneral Ratko Mlladiq Tribunali i Hagës, sipas të gjitha gjasave, do të dënohet më burgim të përjetëshëm për krimet monstruoze që i shkakëtoi popullisë boshnjake ne Bosnje e Hercegovinë dhe duke i larguar, deportuar me dhunë mbi 2 milionë civilë boshnjakë.

Mu për këtë arsye Kryeçetniku Aleksander Vuçiq i cili edhe vet ishte pjesë e këtij aparati shteteror ekzekutues sot po ndihet i shqetësuar për denimin maksimal të këtij krimineli.

Kryeçetniku Aleksander Vuçiq nuk po ndihet i shqetësuar për krimet dhe masakrat e këtij krimineli, por po ndihet i shqetësuar bile edhe i dhimbsur për shkak të denimit të kësaj krijese amorfe, sepse për Kryeqetnikun Vuçiq më i rëndesishëm na qenka denimi i kriminelit ordiner Ratko Mlladiq se sa masakrat e popullsië civile boshnjake në Bosnje dhe Hercegovinë.

Është e njohur thirrja e Kryeçetnikut Aleksanëd Vuçiq kur thoshte  hapur gjatë luftës se për një serbë të vrarë do ti pushkatojmë mbi 100 muslimanë. Ky njeri edhe sot ka zemër krimineli që po ti vinte rasti ai edhe sot për një serb do ti vriste jo 100, por trefish më shumë shqiptarë.

Sot ne tërë Serbinë sikuar ka rënë zia për dënimin e këtij krimineli i cili gjatë luftës pesë vjeçare bëri kërdi duke vra, prer, djegë, femijë, gra, pleq pa fije turpi vetëm pse ata ishin të fesë muslimane. Kahdo kah sillej kjo siluetë sillte tmerr, mjerim dhe vdekje.

Është e njohur rrethemi disa mujor i Sarajeveës brenda së cilës torturohej dhe vrisje popullata e saj, e më e tmerrueshma ishte bombardimi i në ditën e tregut më plot njerëz ku gjetën vdekjën me qindra e qindra veta të pafajshem. Atë ditë në këtë treg shiheshin vetëm lumenjë gjaku dhe trupa të saktatuar njërëzish.

Por kulmin ky monstrumi njeri Ratko Mlladiq e arriti me masakrën e Srebernicës në të cilën nga ushtria, paramilitarët nën komanden e tij u vranë  dhe u masakruan në mënyrën më te meshiremshme mbi 8000 njërez, ani pse Srebrenica ishte zonë e mbrojtur nga trupat e OKB të ku ishin nënmbrojtjën e ushtarëve të Holandës të cilët nuk munden të ndalin këtë masakër ndër më të rëndën që pas luftës së II Botërore.

Edhe për kundër të gjitha këtyre sot Kryeqetniku dhe krejt Serbia po vajton, është në zi jo për masakrat qe i shkakëtoi ky kriminel, por për shkak të denimit të tij nga Tribunali i Hages me dënim te përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat