Milazim Krasniqi: Shpresa e vetme na ka mbetur Agim Bahtiri

Lajme

Milazim Krasniqi: Shpresa e vetme na ka mbetur Agim Bahtiri

Nga: N.Sh Më: 9 qershor 2021 Në ora: 21:47
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj ndërtimit të godinës së re të Universitetit në Mitrovicë, që po e ndërton Serbia.

Krasniqi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos reagim.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo është e habitshme, ndërsa shton se shpresa e vetme ka mbetur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Postimi i plotë:

Sa pashë deri tash në medie, ende asnjë qëndrim nga qeveria lidhur me ndërtimin e godinës së re të Universitetit ilegal në Mitrovicën e Veriut, nga shteti serb. E habitshme po duket edhe heshtja  e shumicës së medieve! Nëse nuk është lajm ndërhyrja kaq brutale e një shteti armiqësor në një shtet tjetër, nuk di çka është lajmi! Shpresa e vetme na ka mbetur Agim Bahtiri. Shakaja anash, ama qeveria Kurti 2 don me dalë qeveria më e dobët përballë presioneve të Serbisë. (Dje gjenerali serb, Dikoviq, deklaroi se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë. Asnjë fjalë nuk e tha askush për atë kërcënim.) Mjerim!

Mundohuni ta merrni me mend si do të reagohej në Serbi, si nga qeveria, poashtu edhe nga opozita, nga mediet dhe nga populli, nëse qeveria e Kosovës do të niste ndërtimin e një godine të madhe universitare në Preshevë, pa i marrë leje askujt! Ashtu mund ta kuptoni më qartë absurditetin e heshtjes së qeverisë, opozitës, medieve dhe popullit tonë. Thjesht, dukemi si shtet dhe shoqëri e shpërbërë. Pa guxim, pa dinjitet, pa etikë, pa projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat