Skandal/ Zv. drejtori i RTK-së e fton për darkë deputeten e Kosovës – Doarsa e kritikoi...

Lajme

Skandal/ Zv. drejtori i RTK-së e fton për darkë deputeten e Kosovës – Doarsa e kritikoi...

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 10:20
Doarsa Kica – Xhelili

Zëvendësdrejtori i Televizionit Publik të Kosovës, Mentor Shala ka reaguar pasi deputetja e listës ‘Guxo”, Doarsa Kica – Xhelili, në një intervistë kishte folur për RTK-në dhe kishte përmendur edhe atë.

Shala në reagimi e tij ku ka bashkangjitur edhe një fotografi nga intervista e quan “bukuroshe”, deputeten dhe thotë se ajo gjithmonë ka dëshirë të flasë për të.

E madje ai arrin deri aty sa e fton për darkë ose për drekë, Kica – Xhelilin dhe madje i fton edhe siç u quan ai “shoqet e saj” të RTK-së.

E në fund të reagimit të tij ai e pyet “Kallxom, kur po dalim, Doarsë”.

Kujtojmë se deputetja në fjalë në deklaratën e saj tha se Radio Televizioni Publik e ndërpreu transmetimin e komisionit në momentin që u përmend emri i Mentor Shalës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat