"Kosova kthen mbrapsht një autobus me serbë në Jarinje"

Lajme

"Kosova kthen mbrapsht një autobus me serbë në Jarinje"

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:49
Ilustrim

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se sot 50 pelegrinë serbë janë kthyer mbrapsht nga policia e Kosovës.

Petkoviq ka thënë se pelegrinët kishin planifikuar të vizitojnë disa nga tempujt e Kishës Ortodokse Serbe.

“Vizita e tyre ishte njoftuar tek zyrtarët policorë sipas marrëveshjes dhe praktikave të mëhershme, duke konsideruar poashtu nevojën që ata të përcillen me polici shkaku i sigurisë”, ka thënë Petkoviq, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, pelegrinët kanë planifikuar të vizitojnë varret e paraardhsëeve të tyre, si dhe ta vizitojnë Manastirin e Deçanit.

Media për këtë ka kërkuar përgjigje edhe në Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat