Serbët përmes arsyetimit të rrezikimit të objekteve kishtare ëndërrojnë kthimin e forcave serbe në Kosovë

Lajme

Serbët përmes arsyetimit të rrezikimit të objekteve kishtare ëndërrojnë kthimin e forcave serbe në Kosovë

Nga: F.B Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:27
Manastiri i Deçanit

“Ka një rrezik real për sulme terroriste ndaj objekteve të shenjta ortodokse në Kosovë”, ka thënë eksperti për siguri Xhevad Galijasheviq, duke shtuar se terroristët me deklarata të veta nxisin pushtetin e Prishtinës. Kështu serbët, përmes arsyetimit të rrezikimit të objekteve kishtare ëndërrojnë kthimin e forcave serbe në Kosovë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Patriarkana e Pejës, manastiri i Deçanit dhe objektet tjera të shenjta përfshirë varrezat, sipas tij, janë “themel i serbëve dhe ortodoksisë në këto hapësira me shekuj, gjë që i bën objekt të sulmeve për “ndërtimin e identitetit të Kosovës” dhe cak real të terroristëve”.

“Ka rrezik real për sulme, pushteti lokal qoftë i Haradinajt apo Kurtit i nxit ato, përmes deklaratave”, thotë Galijasheviq.

Sipas tij, populli serb dhe trashëgimia nuk kanë mbrojtje më të mirë se KFOR-i që ka përgjegjësi nga OKB.

“Nuk po shoh përmbushje të rezolutës 1244 nga perëndimi për kthimin e forcave ushtarake e policore serbe atje. Mbrojtja më e mirë do të ishte policia dhe ushtria serbe, por në këtë moment nuk është reale, pa KFOR-in serbët janë të gjykuar me presione, aksione terroriste dhe detyrim shpërngulje”, tha ai.

Ai ka thënë se sulmet ndaj objekteve të shenjta janë sulme ndaj Kishës ortodokse dhe shtetit e popullit serb. Ai kujton kohën e aksioneve rinore, kur ka vërejtur “presionin ndaj serbëve në vitin 1981” dhe nga atëherë ka qëndrimin e formuar për Kosovën.

Ai përmend hedhjen në erë të hotelit “Grand” në Hajvali, afër Prishtinës, si dhe në kohën e sigurimit nga policia “të dhunimit të murgeshës, rrënimin e varrezave dhe sulmet në objektet fetare”.

Sipas tij, ajo që ndodhë në Kosovë është e lidhur me interesin gjerman apo amerikan që realizohet nga shqiptarët.

“Shpesh ato interesa janë të konfrontuara rreth primatit të fuqive, nëse procesin paqësor e nisin amerikanët, gjermanët dinë të minojnë dhe paraqesin qëndrime të forta, kur gjermanët bëjnë presion në Brukselin, atëherë amerikanët i japin përkrahje Kurtit, Haradinajt apo Thaçit për të minuar marrëveshjet”, tha Galijasheviq.

Ai nënvizoi se gjithmonë si rezultat i këtyre sjelljeve dhe marrëveshjeve në prapavijë ka ndodhur dhuna.

“Të përkujtohet përndjekja e mbi 100 mijë njerëzve të dëbuar nga shtëpitë, ky kërcënim ekziston dhe mund të kuptohet Vuçiq që po bisedon me perëndimin në të vërtetë. Ai po bisedon me Gjermaninë dhe Amerikën, ndonëse ne shohim se ai bisedon me Prishtinën”, ka thënë Galijasheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat