E tmerrshme/ Qendrat e masazheve në Prishtinë - aty ku shkon për relax e përfundon duke...

Lajme

E tmerrshme/ Qendrat e masazheve në Prishtinë - aty ku shkon për relax e përfundon duke...

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Dhjetra zyrtarë policorë dhe inspektorë  kanë dalë në aksion për të mbyllur qendrat e masazhit në Prishtinë.

Madje mbrëmjen e së enjtes pronarët e dy qendrave të tilla në lagjen “Mati 1” në kryeqytetet janë marrë në intervistim nga Policia.

Gazeta mëson se njëra nga qendrat ku është kryer aksioni i përbashkët i inspektoreve të MTI- se dhe atyre të ATK-se është në Rrugen C.

E kjo qender e masazhit, siç mësohet është në katin përdhes të një objekti banimi. Dhe fare pranë një shkolle private.

Në pamje shihet se hyrja e qendrës është bllokuar nga Policia.

E këta të fundit nga vendi i ngjarjes kanë informuar  se qendrat të tilla janë të shumta në numër, madje janë në objekte banimi gjë që po i shqetëson banorët e kësaj ane.

Ndryshe, vitin e kaluar policia ka zhvilluar një aksion të madh në gjithë Kosovën duke mbyllur shumë qendra të tilla nën dyshimin e bazuar se në to po zhvillohet prostitucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat