Rusët i kanë dhënë shërbimeve informative serbe të dhëna rreth përgatitjes së “ndërhyrjes në veri”?

Lajme

Rusët i kanë dhënë shërbimeve informative serbe të dhëna rreth përgatitjes së “ndërhyrjes në veri”?

Nga: F.B Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:27
Mitrovica

Në 100 ditët e para të qeverisjes, Kurti ka thesuar se nuk do të heq dorë nga plani për veriun e Kosovës, kanë shkruar mediet, sipas “B92” ky vringëllim me armë, sulmet ndaj serbëve dhe rritja e buxhetit ushtarak së bashku me refuzimin e formimit të asociacionit krijojnë pasiguri tek serbët.

Gazeta thotë se rusët iu kanë dhënë shërbimeve informative serbe të dhëna rreth përgatitjes së “ndërhyrjes”.

Nënkryetari i qeverisë dhe ministri i mbrojtjes Stefanoviç ka thënë për “Novosti” se deklarata e Kurtit “është dëshmi se ai nuk ka ide si të bëjë jetën më të mirë për shqiptarët e le për serbët”:

"Në vend të kësaj me pushkë të zbraztë, pasi asgjë nga ajo që flet nuk do të ndodhë, posaçërisht marrja me forcë e veriut dhe këtë ai e di se nuk mundet edhe nuk guxon”.

Ai shtoi se Kurti me konstatimin për asociacionin për çka është e obliguar, vërteton se marrëveshja e Brukselit është asht në fyt për administratën e Prishtinës sepse vetë kanë nënshkruar:

"Dua ta përkujtojë se nuk ka asnjë 'Republikë të Kosovës', e duke falënderuar Vuçiqin që shqiptarët e cilësojnë kundërshtarin kryesor sot janë më larg qëllimeve të veta.

Edhe drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën Petkoviç ka porosi për Kurtin ,"Kemi kuptuar mirë porosinë e Kurtit se është i gatshëm për ‘gjithçka”, vetëm e lusim mos të luajë me sigurinë e serbëve në Kosovë, të mendojë çka mendojnë atje njerëzit kur deshi të shëtis në atë pjesë ".

Ai nënvizoi se politika nuk mund të ndërtohet në urrejtje çdo gjë serbe: "Prandaj Kurti më mirë se të përgatitet për veriun, të përgatitet për Bruksel ku e presin bisedime të vështira për çështjet e hapura, në vend se energjinë ta harxhojë në kërcënime ".

Gjeneral-majori në pension Mitar Kovaç ka deklaruar për "Novosti", se pushteti i ri në Kosovë nuk fsheh synimin për ‘ri-integrim të veriut’ në sistemin e saj, por ky nuk është plan i të ardhmes së afërme:

"Qëllimi i tyre është marrja në drejtim e komplet vijës administrative dhe përmbyllja e 'shtetësisë së vetë'. Në këtë moment çdo gjë që bëjnë e bëjnë përmes frikësimit ,që shihet me ndodhitë në Gazimestan. Kurti nuk bënë asgjë pa mbështetjen e aleatëve si Gjermania, Britania dhe ShBA, por besoj se shteti do gjejë mekanizmin për mbrojtje të popullatës.

Për planin e “marrjes” së veriut shërbimet informative e dinë mirë, disa informata i kanë marrë nga kolegët rus. Kështu u zbulua se FSK me mbështetje logjistike nga amerikanët kanë përgatitur ndërhyrjen me operacionin sekret “shtiza e artë”.

Sipas këtyre informatave pjesëtarë të FSK po kryejnë trajnim në bazën "Film siti" në Prishtinë dhe "Pomazatin" afër Fushë Kosovës, ku mësohet se po marrin pjesë edhe veteran kroat që kanë marr pjesë në operacionin e dëbimit ë 250 mijë serbëve nga Krajina në aksionin “Stuhia”.

Ata kanë ardhur në Kosovë përmes Malit të Zi me miratimin e heshtur të NATO-së. Operacioni  "Shtiza e artë" është menduar si marrje efikase e veriut, duke vendos pushtetin faktik në gjithë territorin dhe ndarjen e serbëve nga Serbia qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat