Vulin kritikon Shaip Kamberin: Vuçiq nuk do të njohë kurrë Kosovën

Lajme

Vulin kritikon Shaip Kamberin: Vuçiq nuk do të njohë kurrë Kosovën

Nga: F.B Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:17
Aleksandër Vulin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin ka vazhduar me deklaratat e pamatura duke u marr hereë me udhëheqës kroat e herë pas me ata shqiptarë.

Kësaj radhe ka apostrofuar deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi për mospagesë të energjisë elektrike.

“Po të ishte Kamberi serb edhe të jetonte në hapësirën nën kontroll të pushtetit në Prishtinë, do të burgosej apo dëbohej e sigurisht do i duhej të paguante rrymën, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Por, pasi “ka fatin jeton në Serbinë qendrore, mund të flas çfarë të dojë dhe mos të paguajë rrymën, pa asnjë pasojë, qoftë edhe gërhitjet dhe përshtypjen e Serbisë, pagën e të cilës me kënaqësi e merr”, tha Vulin.

Ai ka akuzuar Kamberin edhe se është ofruar të bëhet ministër, ndërkohë që vazhdon të quajë shqiptarët me emrin fyes.

“Kamberi u vet-ofrua të bëhet ministër dhe kur u refuzua vendosi të heq serbët nga pushteti në Bujanovc. Vuçiq është njeri i guximshëm që serbëve iu thotë edhe atë që nuk ju pëlqen, po ashtu shumë trim që fuqive botërore të ju thotë se kurrë nuk do të njoh Kosovën. Kuptoj hidhërimin e Kamberit, por ja përsëris se Vuçiq nuk do pranojë kurrë Kosovën”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat