Politikani serb shkruan për Masakrën e Mejës, ja si reagojnë komentuesit serbë

Lajme

Politikani serb shkruan për Masakrën e Mejës, ja si reagojnë komentuesit serbë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:59
Aleksandar Marton

Anëtari i i Lidhjes Social Demokrate të Vojvodinës që udhëhiqet nga Nenad Çanak, Aleksandar Marton, ka shkruar për Masakrën e Mejës së vitit 1999.

Marton ka pyetur se sa njerëz në Serbi e dinë që policia serbe ka vrarë 377 banorë të fshatit civilë të paarmatosur.

“Sa njerëz në Serbi e dinë fshatin Meje afër Gjakovës? Fshati është i banuar nga shqiptarët katolikë. Në prill të vitit 1999, policia serbe vrau 377 fshatarë civilë. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. Shumë nga ata që u vranë u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, 15 kilometra larg Beogradit”, ka shkruar ai.

 

Në postim i kanë reaguar shumë komentues serbë me sharje e fyerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat