Kreu i SDA Sanxhak, Sulejman Ugljanin ka deklaruar se deputetët t koalicionit “Lugina e bashkuar dhe SDA Sanxhak” e “pranojnë pavarësinë” dhe “shtetin e Kosovës”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.
Këtë deklaratë Ugljanin e bëri gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Kurti në Prishtinë së bashku me Ugljaninin i ka pritur edhe deputetët e Kuvendit të Serbisë nga koalicioni “Lugina e bashkuar dhe SDA Sanxhak” Shaip Kamberin, Enis Imamoviq, Nadia Beqiri, Mirsad Hoxhiq, Argjenda Bajrami dhe Selma Kuçeviq.
Ugljanin me këtë rast ka falënderuar Kurtin për miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Ugljanin theksoi se boshnjakët janë shumë falënderues Kuvendit të Kosovës “ që iu nënshtrua ligjit” dhe dënoi “krimin më të madh evropian pas Luftës së Dytë Botërore”.
Ugljanin shtoi se mbështet Kurtin dhe qeverinë e Kosovës dhe “përkushtimin për mbrojtjen e t[ drejtave të shqiptarëve në Serbi” sikurse edhe “vendosjen e reciprocitetit për të drejtat e pakicave “ në Kosovë dhe Serbi.