E tmerrshme: Ish-operativi serb akuzon UÇK-në për sulm terrorist në Deçan

Lajme

E tmerrshme: Ish-operativi serb akuzon UÇK-në për sulm terrorist në Deçan

Nga: F.B Më: 15 korrik 2021 Në ora: 10:02
Manastiri i Deçanit

“Për helmimin masiv në komunën e Deçanit, ku mijëra njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore, lehtë mund të konkludohet se bëhet fjalë për sulm terrorist të planifikuar mirë pas të cilës qëndron UÇK”, ka thënë ish-operativi (pjesëtari i shërbimeve të inteligjencës) Bozhdar Spasiç, duke shtuar bëhet fjalë për helmim të qëllimshëm dhe cak janë murgjit , shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Ai sqaron se përveç murgjve në Deçan nuk ka asnjë serb tjetër dhe për atë shkak ata janë cak në sulmin terrorist të kryer.

“Cak janë serbët, si murgjit edhe populli serb në Kosovë. Nuk përjashtohet as befasia nga disa shqiptar se serbët kanë helmuar ujin, kjo do ju shërbente për sulme të reja ndaj popullit serb, që përputhet me fushatën e egër për frikësimin e popullit serb që po bëjnë shqiptarët”, tha Spasiç.

Ai shtoi se nuk ju besohet institucioneve të Prishtinës që thonë se uji është i pijshëm dhe me rezervë, duhet të merren rezultatet e organeve hetuese që të dihet se po hetojnë helmimin masiv.

Ambasada amerikane apelon mos të pihet uji

Ambasada amerikan pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Deçan ka këshilluar shtetasit e vetë që mos të përdorin ujin në territorin e kësaj komune.

“Evitoni furnizimin me ujë nga ujësjellësi, përdorni ujin në shishe, përcillni informatat dhe njoftoni miqtë edhe të afërmit”, thuhet në kumtesën e ambasadës.

Se diçka e dyshimtë po ndodhë vërtetohet nga deklaratat mes Institutit publik për shëndetësi dhe kryetarit Ramosaj, ku njëra palë thotë ka siguri në ujë tjetra mos të pihet uji.

“Analizat e ujit ishin negative, do të thotë uji është i pijshëm” citohet Abnora Nurboja nga Instituti. Ndërsa kryetari Bashkim Ramosaj ka thënë se lejohet vetëm shfrytëzimi i ujit në përdorim teknik .

“Apeloj tek banorët që të respektojnë vendimet, uji të përdoret vetëm për nevoja teknike dhe zierje deri në njoftimin tjetër”, tha ai.

Spasiç pas njoftimeve për vazhdimin e rritjes së numrit të atyre që kërkojnë ndihmë shprehet se hetimi duhet të merret nga KFOR.

“Kemi të bëjmë me sulm terrorist dhe hetimi duhet të bëhet nga KFOR, analizën e ujit të bëhet nga ekspertët ndërkombëtar. Prishtinës nuk mund t’i besohet”, thotë Spasiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat