Policia me aksion kundër vozitësve nën ndikimin e alkoolit

Lajme

Policia me aksion kundër vozitësve nën ndikimin e alkoolit

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Policia ka ndërmarrë një aksion në Ferizaj për t’i kontrolluar qytetarët.

Në rast se po i drejtojnë automjetet në gjendje të dehur.

Komandanti i Policisë së Ferizajt, Basri Shabani, i ka quajtur këto kontrolle si të përgjithshme e që përfshijnë kontrollimin nëse dokumenti është i rregullt.

Policia në Ferizaj gjatë muajve të fundit veç kontrolleve rutinë ka dalë në rrugë edhe me aksione tjera vetëdijësuese për parandalimin e aksidenteve dhe për t’u dhënë këshilla mërgimtarëve t’i ruajnë gjësendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat