Kryeministri Kurti flet për media nga spitali ku po trajtohen të lënduarit, ja fjalët e tij të para

Lajme

Kryeministri Kurti flet për media nga spitali ku po trajtohen të lënduarit, ja fjalët e tij të para

Nga: Bota sot Më: 25 korrik 2021 Në ora: 20:06
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kroaci

E plotësuar (21:08) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për media pasi ka vizituar të lënduarit në aksidentin që mori jetën e 10 mërgimtarëve në Slavenski Brod të Kroacisë.

Kurti ka falënderuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe stafin mjekësor të spitalit që kanë trajtuar të lënduarit në aksident. Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën në aksident.

“Mirëmbrëma. Së pari dua që t’ju shpreh ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu ju shëroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjitha atyre që janë të lënduar rëndë dhe lehtë kjo është një ditë shumë e rëndë me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë. Me këtë rast dua të falenderoj kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, ndihmë e shpejtë, reagimin urgjent dhe trajtimin e pacientëve këtu në spital por edhe udhëtarëve këtë tjerë të cilat janë në duart e sigurta të mjekëve dhe psikologëve. Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spital përfshirë edhe ata dy që janë në kujdesin intensiv dhe falenderoj edhe menaxhmentin e spitalit dhe profesionistët shëndetësor për kujdesin e treguar dhe shërbimin e shkëlqyer. Këtu jam bashkë me tre ministrtat e qeverisë sonë. Për të qenë pranë këtyre udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës për pushime në vendlindje dhe shteti ynë, ekonomia jonë dhe mirëqënia varet prej tyre. Kjo fatkeqësi është tepër e rëndë për ne. Duke ju falendëruar solidaritet këtu bashkë do ja dalim më lehtë andaj edhe një herë ngushëllime familjarëve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq”, ka thënë ai.

“Shumica kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur ky aksident tragjik. Duhet të fokusohemi në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situatë. Ju kam dëshiruar më të mirën. Që të pushojnë e të flejnë dhe u kam thënë se janë në duart e sigurta të mjekëve dhe psikologëve kroatë”, shtoi ai.

Kryeministri kroat flet pas vizitës së kryeministrit Kurti në spitalin e Brodit

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci është stabile dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Plenkoviq ka thënë se i erdhi shumë mirë që kryeminisri Kurti shkoi aq shpejt në Kroaci dhe për këtë kryeministri kroat falenderoi pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it që ndihmuan ta dërgojnë Kurtin në shtetin kroat.

“Më erdhi shumë mirë që kryeministri Kurti erdhi kaq shpejt. I falenderoj edhe pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR=it që ndihmuan ta sjellin kryeministrin Kurti këtu. Falenderoj stafin e spitalit, Policinë dhe të gjithë që u gjenden afër personave që perjetuan këtë aksident”, tha Plenkoviq.

“Ngushëllime famileve miqeve që kanë humbur të afërmit në këtë tragjedi të madhe I kemi vizituar të gjithë pacientët, shumica jëna jashtë rrezikut për jetë, në gjendje stabile. Sërish ngushëllimë për të gjithë”, shtoi kryeministri kroat.

Kryeministri Albin Kurti arrin në Kroaci, publikohen pamjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Slavonski Brod.

Ai u mirëpritur nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq. Së bashku, ata kanë vizituar spitalin e Slavonski Brodit, ku ishin vendosur të lënduarit në aksidentin e autobusit këtë mëngjes

Image
Image

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Slavonski Brod, vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë ku mbetën të vdekur 10 persona.

Kurti u prit nga kryeministri kroat, ndërsa ishte i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Shëarz, ministri i Brendshëm Xhelal Svqla si dhe shefi i kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani.

Kryeministri pritet t`u drejtohet spitaleve ku po qëndrojnë të shtrirë të lënduarit e aksidentit.

Në orën 23 është paraparë të mbahet një konferencë për medie.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat