“Të ndershëm ishit, të ndershëm iu zuri vdekja”, fjalët pikëlluese të avokatit Halilaj për mërgimtarët që humbën jetën tragjikisht

Lajme

“Të ndershëm ishit, të ndershëm iu zuri vdekja”, fjalët pikëlluese të avokatit Halilaj për mërgimtarët që humbën jetën tragjikisht

Nga: N.Sh. Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:44
Pamje nga aksidenti

10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar rëndë pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod në shtetin e Kroacisë.

Autobusi me mërgimtarë i cili ishte duke ardhë në Kosovë, sipas raportimit të mediave, ka dalë nga rruga pasi shoferin e ka zënë gjumi.

Reagime të shumta me plotë dhimbje e mallëngjim janë bërë në Kosovë, pas humbjes së 10 mërgimtarëve tanë.

Edhe avokati Gazmend Halilaj ka reaguar përmes një postimi në facebook, ku ndër tjera thotë se, ata ishin të ndershëm dhe të ndershëm i zuri vdekja.

Ai shkruan se ata ktheheshin nga gurbeti për të ndihmuar vendin e tyre, me ato pra që kanë kursyer pas punës atje.

“Prehuni të qetë vëllezer/motra:

Të kthehesh nga gurbeti për të ,”ndihmuar vendin tënd” me ato para që munde ti kursesh nga puna e rënde, kjo dëshmon mallin dhe dashurinë që bashkëatedhetarët kanë për ne.

Të ndershem ishit, të ndershem iu zuri vdekja, të ndershem do kujtoheni përherë.

I lehtë u qoftë dheu, të cilin me shumë se çdo gjë e deshët”, shkruan avokati Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat